LajmeRajon

Blindohet kryeqyteti, policia merr masa për protestën e opozitës

Forca të shumta policie janë vendosur në pika të ndryshme të kryeqytetit, si masa e shtuar sigurie gjatë protestës që opozita zhvillon sot.

Qindra qytetarë janë nisur nga të gjitha qytetet e Shqipërisë, për t’iu bashkuar protestës që do të nisë në orën 12:00 përballë Kryeministrisë.

Që prej orës 10:00, është ndaluar qarkullimi në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, sheshin “Nënë Tereza”, rrugën “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

Dhjetëra efektivë janë vendosur edhe në Gjykatën e Apelit, ay ku do të mbahet seanca gjyqësore për vulën e Partisë Demokratike.

Top Channel

Show More

Related Articles

Back to top button