LajmeRajon

Avokatët bojkotojnë të gjitha seancat, kaos në gjykatat në shkallë vendi

Dhomat e avokatisë në shkallë vendi kaanë bojkotuar sot seancat gjyqësore. Bojkoti është njoftuar se do vazhdojë edhe në tre ditët në vazhdim.

Shkak i vendimit është bërë harta e re gjyqësore që është vendosur nga KLGJ, dhe që pritet të marrë miratimin final nga Ministria e Drejtësisë.

Harta e re gjyqësore, do të pasojë me mbylljen e 18 gjykatave në rang vendi, nga ato të shkallës së parë, te gjykatat administrative dhe ato të apelit. Për avokatët kjo sjell një kosto shtesë për shërbimin e tyre, por edhe për qytetarët, që tashmë nuk mund të marrin shërbim në zonën ku jetojnë.

Show More

Related Articles

Back to top button