LajmeMaqedoni

​ A do të shpëtohen nga burgu shkelësit e orës policore, në Kuvend është paraqitur propozim-ligj për amnisti

Pas kërkesës së organizatave joqeveritare, në Kuvend po “ziejnë” ndryshimet ligjore, të cilat duhet të shpëtojnë nga burgu shkelësit e orës policore. Gjegjësisht, qytetarët që nuk e kanë paguar gjobën për mosrespektim të orës policore gjatë pandemisë, sipas ligjeve ekzistuese duhet të vuajnë dënimin me burg. Por me propozimin aktual,  do të zëvendësohet me dënim me kusht, transmeton Portalb.mk.

Me propozimin e deputeteve Snezhana Kaleska-Vançeva nga LSDM, Panço Minov nga GROM, Surija Rashidi nga Aleanca për Shqiptarët dhe Arta Bilalli-Zendeli nga BDI, në Kuvend është dorëzuar projektligji për amnisti dhe kërkojnë që të miratohet me procedurë të shkurtuar.

“Qëllimi për të cilin është paraqitur ky projektligj është mundësimi i masës alternative – dënim me kusht për autorët e veprave penale “Transmetim i sëmundjes infektive” dhe “Mos respektimi i rregullave shëndetësore gjatë epidemisë” nga Kodi Penal të cilat janë kryer gjatë gjendjes së shpallur të jashtëzakonshme për të parandaluar përhapjen e pandemisë me koronavirus KOVID-19”, thuhet në zgjidhjen ligjore të dorëzuar në Kuvend, shkruan Fokus.

Pritet që duke qenë se ligji propozohet nga deputetë që janë pjesë e shumicës qeverisëse, të kalojë më shpejt filtrat parlamentar.

Përkrahësit theksojnë se amnistia është akt ligjor që zëvendëson dënimin e shqiptuar ndaj një grupi të pacaktuar personash me një dënim më të lehtë, përcakton fshirjen e dënimit ose anulon një pasojë të caktuar juridike të dënimit.

Në Maqedoni, gjendja e jashtëzakonshme për shkak të pandemisë së koronavirusit COVID19 u shpall nga 18 mars 2020 për një periudhë prej 30 ditësh dhe u zgjat deri më 22 qershor 2020.

“Në periudhën pas miratimit të Vendimit për konstatimin e gjendjes së jashtëzakonshme janë shqiptuar një numër i madh gjobash për veprat penale të nenit 205 “Transmetimi i sëmundjes infektive” dhe nenit 206 “Mos respektimi i kushteve shëndetësore gjatë kohës së pandemisë” nga Kodi Penal. Sipas rregulloreve ligjore, nëse gjobat e vendosura nuk plotësohen brenda 2 viteve, gjyqtari për ekzekutimin e sanksioneve i zëvendëson me vendim me burgim. Nga 01.01.2020 deri më 30.06.2022, në Gjykatën Themelore Penale Shkup, nga Prokuroria Themelore Publike Shkup, janë dorëzuar 967 fletë-arreste penale për nenin 206 të Kodit Penal”, thuhet në ligj.

Pas këtyre urdhrave penale, gjykata ka nxjerrë aktgjykim, me të cilin 1.223 persona janë dënuar me gjobë prej 123.000 denarë. Për shkak të mos pagesës së gjobës, Gjykata Themelore Penale ka nxjerrë 280 vendime zëvendësuese, me të cilat gjoba është zëvendësuar me dënim me burg për 280 persona. Pas të njëjtave vendime janë dhënë 205 akte referimi për vuajtje të dënimit me burg.

Nevojën për rregullimin e kësaj situate e imponon numri i madh i lëndëve të tilla në Gjykatën Themelore Penale Shkup.

“Për tejkalimin e kësaj situate për këtë kategori të të dënuarve për veprat penale nga neni 205 dhe neni 206 i Kodit Penal, dënimi me burg do të zëvendësohet me masë alternative të dënimit me kusht. Në të njëjtën kohë, teksti i propozuar i ligjit nuk parashikon amnisti për personat juridikë dhe personat përgjegjës në personat juridikë të dënuar me vendim të formës së prerë me gjobë, për veprat e nenit 205 “Transmetimi i sëmundjes infektive” dhe nenit 206”.Mosrespektimi i rregullave shëndetësore gjatë epidemisë”” nga Kodi Penal”, sqarohet në ligj.

Qytetarë të shumët që kanë shkelur orën policore gjatë pandemisë dhe që nuk kanë paguar gjobat janë thirrur për të vuajtur dënimin me burg. Për këtë fenomen ka reaguar edhe Komiteti i Helsinkit, së bashku me Asociacionin e Juristëve të Rinj të Maqedonisë, të cilët kanë kërkuar që urgjentisht të miratohet ligji për amnisti për këta persona.

Show More

Related Articles

Back to top button