Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme ka privuar nga liria 37 vjeçarin E.A. nga Gostivari, i cili kërkohej me flet-arrest qendror për vuajtje të dënimit prej 5 viteve. Pas arrestimit personi në fjalë menjëherë është dërguar në burgun e Idrizovës.
Zyrtarët policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, dje (02-mars) rreth orës 15:40 me urdhër të gjykatës kanë ndaluar 37-vjeçarin E.A. nga Gostivari për të cilin është lëshuar urdhër arrest për vuajtje të dënimit me 5 vite burg për veprën penale “grabitje”, e dënueshme në bazë të nenit 237 të Kodit Penal. Menjëherë pas kësaj, E.A. është dorëzuar në burgun “Idrizovë” në Shkup për vuajtje të dënimit”, njoftojnë nga SPB-Tetovë.