GostivarLajme

Gostivar, vazhdon prodhimi i bukës / Prodhuesit: Bleni bukën nga ne

Prodhusit e bukës në territorin e komunës së Gostivarit kanë vendosur të vazhdojnë prodhimin e bukës. Ata thonë se këtë vendim e kanë marrë pas konsultave të shumta gjatë ditëve të fundit. Ata bëjnë apel deri te qytetarët dhe marketet e qytetit që të mbështesin ata si prodhues dhe bukën ta sigurojnë nga ata.

“Për shkaqe korrektësie ndaj klientëve dhe qytetarëve, edhe për kundër vështirësive të shumta, do të vazhdojmë me prodhim të bukës dhe produkteve tjera. Si prodhues bëjmë apel deri tek qytetarët por edhe te marketet e qytetit që të mbështesin prodhuesit vendore të cilët në çdo vështirësi janë krah tyre dhe kontribuojnë për ekonominë lokale. Potencojmë se prodhuesit e bukës në Gostivar prodhojnë buk tradicionale që dallon nga ajo industriale, por edhe koston e prodhimit e ka më të lartë”, thuhet në njoftimin e prodhuesve të bukës në Gostivar.

Ndryshe nga 1 marsi hyri në fuqi vendimi i Qeverisë për ngrirjen e çmimit të bukës së bardhe dhe gjysmë të bardhë në 33 denarë.

Show More

Related Articles

Back to top button