Komuna e Tetovës sot në mbledhjen solemne të Këshillit Komunal, në formë simbolike shënoi ditën e saj, ku morën pjesë qytetarë nga veprimtari të ndryshme, me çka u ndanë edhe mirënjohje, shkruan Portalb.mk.
Në këtë ceremoni u ndanë mirënjohje për persona nga sfera të ndryshme të shoqërisë, të cilët kanë kontribuar për qytetin dhe komunën.
Me rastin e shënimit të kësaj dite, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami theksoi se themelimi i institucioneve demokratike mbetet një dimension shumë i rëndësishëm i kalimit nga sistemi i njëmendësisë në sistemin e pluralizmit politik. Ku ky kalim, siç tha ai shënon një fazë të re edhe në jetën e qytetarëve.
“Pikërisht 3 marsi shënon konstituimin e Këshillit të parë komunal shumë partiak në Tetovë, një ngjarje që i dha kuptim demokratik menaxhimit të komunës së Tetovës përmes konkurrencës politike dhe vizionit demokratik. Pikërisht në këtë ditë, me këtë seancë solemne, ne bashkërisht shënojmë edhe angazhimin tonë në drejtim të zhvillimit të qytetit, arritjet e deritashme, sfidat e panumërta dhe përkushtimin për t’i dhënë qytetit një dinamikë tjetër zhvillimi dhe progresi të gjithanshëm”, tha Kasami.
Mes tjerash ai gjithashtu theksoi se do të angazhohen për më shumë investime kapitale, investime në infrastrukturë, arsim dhe kulturë.
Këshilli i parë shumë partiak në Tetovë u formua në vitin 1992.
Seancën e plotë mund ta ndiqni KËTU.
Në fjalimin solemn, kreu i Komunës së Tetovës tha se investimi në shkollat fillore dhe të mesme padyshim është e një rëndësie të veçantë. “Brenda kësaj periudhe kemi investuar në përmirësimin e kushteve për mësim dhe për mbarëvajtje të procesit mësimor”
Pikërisht 3 marsi shënon konstituimin e Këshillit të parë komunal shumëpartiak në Tetovë, një ngjarje që i dha kuptim demokratik menaxhimit të Komunës së Tetovës përmes konkurrencës politike dhe vizionit demokratik. Kështu tha mes tjerash kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, gjatë shënimit të ditës së Komunës.
“Dita e Komunës është një festë tw demokracisë dhe tw hapjes përmbajtësore ndaj qytetarëve. Është një festë që shënon angazhimin e përbashkët qytetar në kultivimin e vlerave demokratike, të transparencës, llogaridhënies dhe pjesëmarrjes së gjithë aktorëve shoqërorë në krijimin politikave publike për të mirën e gjithë qytetarëve. Pikërisht në këtë ditë, me këtë seancë solemne, ne bashkërisht shënojmë edhe angazhimin tonë në drejtim të zhvillimit të qytetit, arritjet e deritashme, sfidat e panumërta dhe përkushtimin për t’i dhënë qytetit një dinamikë tjetër zhvillimi dhe progresi të gjithanshëm”, nënvizoi në fillim të fjalimit të tij, kryetari Kasami.
Mes tjerash, ai tha se ky shënim i ditë së Komunës na vendos përpara rikapitullimit të punëve të realizuara të deritashme, të cilat janë të shumta dhe prekin në të gjitha sferat e jetës së qytetarëve. “Sot, kemi një komunë të konsoliduar dhe të aftë për t’iu përgjigjur kërkesave të qytetarëve. Komuna e Tetovës është një derë e hapur për të gjithë qytetarët, i mbështetjes institucionale për ide dhe nisma që vijnë nga qytetarët. Vizioni ynë për një qytet modern dhe të zhvilluar dita- ditës po konkretizohet nëpërmjet projekteve të shumta të realizuara dhe investimeve të bëra në çdo fushë. Gjatë periudhës së kaluar kemi investuar në vazhdimësi në infrastrukturë, sport, arsim dhe kulturë. Në shumë rrugë të qytetit kemi bërë instalime nëntokësore, kemi bërë asfaltimin e tyre si dhe kemi punuar në hapjen e Bulevardit, me të vetmin qëllim përmirësimin dhe zhvillimin e infrastrukturës rrugore për t’iu ofruar qytetarëve qarkullim të lirë”, tha kryetari Kasami.
Më tej, në fjalimin solemn, kreu i komunës së Tetovës tha se investimi në shkollat fillore dhe të mesme padyshim është e një rëndësie të veçantë. Brenda kësaj periudhe kemi investuar në përmirësimin e kushteve për mësim dhe për mbarëvajtje të procesit mësimor me të gjitha parametrat dhe standardet që i nënkupton mësimi modern dhe kualitativ.
“Shumë klube dhe sportistë kanë marr mbështetjen e komunës për të realizuar projektet e tyre në afirmimin e vlerave sportive tek të rinjtë tanë. Investime në infrastrukturë, në përmirësimin e kushteve për proces mësimor kualitativ, në promovimin e demokracisë në nivel lokal, në fuqizimin e pjesëmarrjes së qytetarëve dhe në menaxhimin efikas me pastërtinë e qytetit janë baza e sigurt e zhvillimit të qëndrueshëm të qytetit. Komuna e Tetovës gjithashtu tashmë ka krijuar një bazë të fuqishme bashkëpunimesh me partnerë të shumtë nga vendi dhe jashtë që sigurojnë një zhvillim dhe progres të sigurt për të ardhmen. Në këtë ditë festive, padyshim dua të theksoj kontributin e gjithë aktorëve të jetës shoqërore, të cilët i kanë dhënë angazhimit tonë forcën dhe vullnetin e duhur të ndryshimit dhe zhvillimit. Veteranët e arsimit, personalitete nga sfera të ndryshme, zjarrfikësit e mrekullueshëm, nxënësit e shkëlqyeshëm dhe të suksesshëm, artistët, sportistët, njerëz të artit dhe kulturës janë vlera e padiskutueshme e jetës sonë të përbashkët, janë krenaria,frymëzimi dhe vullneti ynë për të ecur në rrugën e progresit që nënkupton një qytet më të mirë për të gjithë”, tha Kasami, ne fjalimin e tij për shënimin e ditës së komunës. Me këtë rast, janë ndarë mirënjohje për shumë personalitete që kanë dhënë kontribut të ndryshëm për qytetin e Tetovës në shumë sfera. (koha.mk)