Në javën e XX-të në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut sot do të luhen dy ndeshje, ashtu që tri ndeshje tjera do të luhen nesër, ndërsa FC Struga do të jetë e lirë, transmeton Portalb.mk.
Sot duke filluar nga ora 14:00, kampionët aktual të KF Shkupit do të luajnë kundër ekipit të Akademia Pandevit, ndërsa Rabotniçki do të luajë kundër ekipit të Skopjes.
Në kohë të njëjtë, nesër do të luajë Shkëndija si mysafir i Bregallnicës, Makedonija Gj.P. kundër Tikveshit, ndërsa Pobeda do të pret ekipin e Tikveshit.
KF Struga gjendet në krye të tabelës me 39 pikë nga 19 ndeshje, e ndjekur nga Shkupi me 37 pikë nga 18 ndeshje dhe Shkëndija me 31 pikë nga 18 ndeshje. Ekipi i Renovës u largua nga garat akoma pa filluar sezoni 2022/23.