LajmeMaqedoni

Osmani: Do të dominojnë argumentet ”Për” ndryshimet Kushtetuese

Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, thotë se duhet të arrihet konsensusi mbipartiak për ndryshimet kushtetuese, nga të cilët varet rruga evropiane e vendit.

Osmani, në një intervistë për portalin “racin.mk” thotë se duhet të lihen anash interesat e politikës ditore, të ulet e të analizohen të gjitha aspektet “për” dhe “kundër” ndryshimeve me të cilët Bullgarët duhet të futen në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut.

“Ju siguroj se edhe në nivelin e ekspertëve dhe në atë politik dhe në cilin do nivel tjetër, do të dominojnë argumentet “për” ndryshimet kushtetuese, për shkak se kanë të bëjnë me interesin tonë. Së pari do të përmirësohen në mënyrë afatgjate raportet RMV-Bullgari, kurse zgjidhja e kësaj çështjeje është me rëndësi që të vazhdojë procesi i negociatave për anëtarësim në BE” – tha ministri i Jashtëm, Bujar Osmani.

Por, Qeveria nuk i ka dy të tretat e nevojshme për futjen e Bullgarëve në Kushtetutë. Edhe hulumtimi i opinionit publik tregon se madje 80% e Maqedonasve etnik kundërshtojnë ndryshimet kushtetuese.

Hulumtimi i Institutit për Demokraci dhe Konrad Adenauer që ishte publikuar më 1 Mars për mbështetjen e qytetarëve në procesin e eurointegrimeve, tregon se një përqindje e lartë prej 89% të simpatizantëve të VMRO-DPMNE-së që janë kundër ndryshimeve kushtetuese.

Tek LSDM-ja 59% janë prononcuar “kundër”, kurse vetëm 39% do të mbështesnin futjen e Bullgarëve në Kushtetutë.

Show More

Related Articles

Back to top button