LajmeSport

Buzëqesh Murinjo, Apeli lejon që të jetë në stol përball Juves

Skuadra e Romës dështoi përballë Kremoneses, humbi 2-1 dhe la pikë të rëndësishme për objektivin e Ligës së Kampionëve. Hoze Murinjon e tradhtuan nervat sapo filloi pjesë e dytë. “Special One” u ndëshkua me karton të kuq për shkak të përplasjeve me arbitrin e katërt. Portugezi u pezullua me dy ndeshje, ndërkohë që Roma apeloi vendimin.

Roma pret Juventusin në “Olimpico” të dielën, sfidë ku Hoze Murinjo do të jetë në stol! Apeli vendosi të anulojë përkohësisht pezullimin për shkak të kohës së pakët në dispozicion. Ndër skenarët e mundshëm është ai i uljes së pezullimit prej dy javësh në një, për t’u kryer në Roma-Sasuolo, e vlefshme për javën e 26-të.

Show More

Related Articles

Back to top button