LajmeMaqedoni

Policia u tregon implikmet ligjore objekteve hotelerike gjatë qendrimit të shtetasve të huaj

 Në fundjavën e kaluar (04 dhe 05 mars), zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë mbajtur takime me përgjegjës të gjithsej 21 objekteve hoteliere (hotele dhe motele) që veprojnë në rajonin Tetovë-Gostivar.

Në kuadër të këtyre takimeve të mbajtura nga Departamenti i Parandalimit, punonjësit e policisë i kanë njoftuar ata nga afër me dispozitat e Ligjit për të Huajt dhe me domosdoshmërinë e respektimit të plotë dhe të qëndrueshëm të tyre, mbi të gjitha kur bëhet fjalë për regjistrimin dhe çregjistrimin e shtetasve të huaj dhe rregullimi i qëndrimit të tyre në rajonin e Pollogut.

 “Ata u njoftuan edhe për implikimet ligjore nëse nuk respektojnë dispozitat në fuqi, ndërsa hotelierët shprehën gatishmëri të plotë për zbatimin e dispozitave ligjore edhe në të ardhmen”, njofton Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB-Tetovë.

 Javën e kaluar në Gostivar janë organizuar takime të tilla me përfaqësues të institucioneve të arsimit të lartë dhe klubeve sportive ku studiojnë apo performojnë të huajt.

Show More

Related Articles

Back to top button