LajmeSport

Tifozi dëmton padashje Robertsonin, “tërbohet” Jyrgen Klopp

Trajneri i Liverpullit , Jyrgen Klop, u tërbua  me një tifoz të Liverpoolit, pasi ky i fundit hyri në fushë dhe përplasi Robertson duke e lënë të dëmtuar. Roberto Firminjo shënoi golin e shtatë për Liverpullin, por festimet u ndërprenë për një moment kur një tifoz hyri në fushë.

Ai rrëshqiti në grumbullin e lojtarëve të Liverpullit që ishin duke festuar dhe dëmtoi mbrojtësin e majtë, Robertson. Skocezi mbeti me dhimbje në dhysheme, ndërkohë që sigurimi shkoi për të larguar tifozin.

Robertson ishte në gjendje të përfundonte sfidën, por tifozi nuk ishte në gjendje të largoheshe kollaj dhe u përballë me Klopin. Tekniku gjerman i bërtiti me zemërim tifozit për veprimin e tij, të cilin mund ta kishte lënë lojtarin me një dëmtim të rëndë. /abcnews/

Show More

Related Articles

Back to top button