LajmeMaqedoni

Aeroporti i Shkupit sërish fitues i Çmimit për cilësi të shërbimeve

Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit përsëri e fitoi çmimin për cilësi të shërbimeve në aeroport (Airport service quality award), këtë herë për vitin e kaluar 2022, nga ana e Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve (Airports council international world), informojnë nga TAV Maqedonia. Organizata me renome me seli në Montreal, të Kanadasë, sot i publikoi aeroportet fituese nga të gjitha kontinentet, rajonet dhe shtetet në nivel botëror.

Sipas kategorizimit të ACI, Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit është shpërblyer me çmimin për vitin 2022 në kategoritë: aeroporti më i mirë prej dy deri pesë milionë udhëtarë në Evropë, aeroporti me personel më të përkushtuar në Evropë, udhëtimin më të lehtë me aeroplan në Evropë, aeroportin më të këndshëm në Evropë dhe aeroportin më të pastër në Evropë”, bëhet e ditur në kumtesë. Siç shtohet në kumtesë, programi “ASK” është program udhëheqës botëror për matjen e përvojave të udhëtarëve në aeroporte dhe për krijimin e standardeve.

Theksohet se TAV Maqedoni e përfundoi janarin këtë vit me 165.340 udhëtarë në dy aeroportet e Maqedonisë së Veriut – Aeroporti Ndërkombëtar në Shkup dhe aeroporti “Shën Apostull Pali” – Ohër, që përfaqëson rritje prej 35 për qind në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar. “Në të njëjtën kohë, numri i fluturimeve në dy aeroportet në janar është rritur për 30% në nivel vjetor dhe është 1.395 fluturime”, theksohet në kumtesë.

Show More

Related Articles

Back to top button