LajmeMaqedoni

Ligji për të huajt: Policia takim me hotelierët e Tetovës dhe Gostivarit

Në fundjavën e kaluar (04 dhe 05 mars), zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë mbajtur takime me përgjegjës të gjithsej 21 objekteve hoteliere (hotele dhe motele) që veprojnë në rajonin Tetovë-Gostivar.

Në kuadër të këtyre takimeve të mbajtura nga Departamenti i Parandalimit, punonjësit e policisë i njohën ata më për së afërmi me dispozitat e Ligjit për të Huajt dhe me domosdoshmërinë e respektimit të plotë dhe të qëndrueshëm të tyre, mbi të gjitha kur bëhet fjalë për regjistrimin dhe ç’regjistrimin e shtetasve të huaj dhe rregullimi i qëndrimit të tyre në zonë.

 Ata u njoftuan edhe për implikimet ligjore nëse nuk respektojnë dispozitat në fuqi, ndërsa hotelierët shprehën gatishmëri të plotë për zbatimin e dispozitave ligjore edhe në të ardhmen.

Show More

Related Articles

Back to top button