LajmeMaqedoni

Korridori 8 dhe 10, angazhimi i EPTISA-s, VMRO: Kërkojmë hetime, keqpërdoren 22 milion euro

Përplasje opozitë qeveri për ndërmarrjen spanjolle EPTISA, e cila mbikëqyr realizimin e korridorit tetë dhe dhjetë. VMRO – DPMNE kërkon nga prokuroria Publike të nis hetime urgjente për angazhimin e kësaj ndërmarrjeje pasi hedh dyshime për manipulime në vlerë prej 22 milion eurove. Deputeti, Bojan Stojanovski, vlerëson se ka prova të mjaftueshme që prokuroria të ndërpresë heshtjen dhe nis hetimin kundër krimit qeveritar.

“Qeveria gjatë thirrjes publike, në dy pjesë  ka ndryshuar shpalljen, fillimisht ka vazhduar afatin e aplikimit ndërkohë që ka fshirë kushtin për aplikimin vetëm të ndërmarrjeve me bilance pozitive në tre vitet e fundit. Me këtë vendim qeveria vendos që ndërmarrje me humbje të paraqiten dhe të fitojnë tenderin në vlerë prej 22 milion euro. Një ndërmarrje e tillë është EPTISA e cila në bilancet e vitit 2019, 2020 dhe 2021 ka shënuar humbje milionëshe.”, – deklaroi deputeti i VMRO – DPMNE-së, Bojan Stojanovski. 

Boçvarski: Janë respektuar të gjitha procedurat

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, thotë se EPTISA është ndërmarrje me renome nga Spanja dhe ka licencë për mbikëqyrje dhe shërbime konsultative në vend. Sipas Boçvarskit, gjatë shpalljes së tenderit janë respektuar të gjitha procedurat.

“Me rëndësi është që këtë furnizim publik e ka fituar ndërmarrja IRD, e cila ka hyrë në konzorcium me më shumë kompani dhe sipas procedurave që janë respektuar është marrë vendim për përzgjedhjen e kësaj ndërmarjeje. Nëse ka pasur arsye të caktuara që të refuzohen, gjithsesi se kjo kompani nuk do të hynte as në procedurën e evaluimit.”, – u shpreh ministri i transportit dhe lidhjeve, Bllagoj Boçvarski. 

Nga ndërmarrja për rrugë shtetërore thonë se është respektuar e tërë procedura e tenderimit dhe nga tre oferta është përzgjedhur më e mira.

Show More

Related Articles

Back to top button