LajmeMaqedoni

Asnjë shenjë paralajmëruese se uji i “Banjës” në Tetovë nuk pihet dhe është i dëmshëm

Kanë kaluar katër ditë që nga ku Qendra për Shëndet Publik dhe Kumona e Tetovës kanë njoftuar se uji në Banjën e qytetit nuk pihet, por qytetarët vazhdojnë ta konsumojnë.

“Edhe pse kanë kaluar katër ditë nga ku qendra për shëndet publik edhe komuna e Tetovës shpërndanë njoftimin se uji në banjën e Tetovës në këtë vend nuk ka asnjë shenjë për të paralajmëruar qytetarët.

Nga Qendra për Shëndet Publik në Tetovë thonë se uji mineral në kthesën në lokalitetin Banjicë nuk është i sigurt për pije.

“Sipas analizave nuk është për përdorim për shkak të rritjes së numrit të baktereve koliforme, “escherichia coli” dhe “enterokokeve”. Rekomandohet që qytetarët të mos e përdorin për pije deri në ekzaminimin e radhës”- thonë nga Qendra e Shëndetit Publik.

Banja e qytetit të Tetovës është një ndër vendet më të frekuentuara në qytet ku shumica e qytetarëve dalin edhe për vrap, por edhe për të mbushur ujë mineral, ku sipas banorëve është shumë i shëndetshëm për tretjen e ushqimit.

Show More

Related Articles

Back to top button