Në Komitetin Drejtues dhe Qeveri sot pritet të shqyrtohet raporti mbi negociatat me konzorciumin Bechtel-Enka për ndërtimin e koridorit 8 dhe 10-D si dhe propozim kontratën për miratim dhe nënshkrim.
Ditë e madhe na pret sot në Komitetin Drejtues dhe më vonë edhe në Qeveri ku do ta shqyrtojmë raportin e konsulentit tonë mbi negociatat me konzorciumin Bechtel-Enka për ndërtimin e koridorit 8 dhe 10-D si dhe propozim kontratën për miratim dhe nënshkrim.
Erdhi edhe dita e shumëpritur , shkruan Artan Grubi në profilin e tij zyrtar në fejsbuk.