Dy fëmijë kanë humbur jetën nga zjarri që shpërtheu mëngjesin e së martës në një shtëpi në Suboticë, Serbi, raporton Euronews Serbia.
Ngjarja e sotme pason atë të 2 ditëve me parë, kur nga zjarri i rënë në një banesë në Novi Pazar humbën jetën 4 fëmijë.
Shkak i zjarrit mendohet se ka qenë një ngrohëse elektrike e harruar ndezur gjatë natës nga familja.
Katër fëmijët, nga të cilët më i madhi është 5 vjeç dhe më i vogli 6 muajsh, kanë vdekur në vend për shkak të flakëve.