LajmeRajon

Analistët presin që në takimin e Ohrit të ketë nënshkrim të marrëveshjes

Njohësit e rrethanave politike në Kosovë presin që në takimin e radhës Kosovë-Serbi, i cili do të mbahet në Ohër, do të ketë një ceremoni të nënshkrimit të planit evropian. Ndërkaq, analistët në Serbi shprehen skeptik nëse do të ndodh apo jo nënshkrimi.

Profesori i shkencave politike Bekim Baliqi duke iu referuar takimit të 27 shkurt, shpreh besimin e tij se dokumenti evropian do të nënshkruhet tashmë nga palët e përfshira në dialog më 18 mars në Ohër.

“Është pa që ka një vullnet të mirë, unë besoj që ata e kanë dëshmuar që do ta pranojnë edhe pse deri në momentet e fundit, nuk mund të jemi të sigurt për asnjërën palë. Por me atë se çfarë pamë nga dokumenti duket se është një kthesë e mirë. Dhe, besoj se kjo do të finalizohet dhe do të kemi një nënshkrim kështu pak ma ceremonial, apo ndonjë dakordim me garancione të qarta”, tha Baliqi.

Ndërsa analistja Mimoza Gavrani konsideron se takimi në Ohër do të jetë historik.

“Mendoj se do të jetë një takim i veçantë dhe historik, në të cilin në bazë të parashikimeve dhe situatës reale dhe mundësive politike që janë, mendoj se do të jetë një prej hapave të rëndësishëm që shpie drejt finalizimit apo nënshkrimit të marrëveshjes”, deklaroi Gavrani.

Por, shumë më ndryshe e sheh situatën analisti nga Beogradi Ognjen Gogiq. Ai thotë se në këto momente është e vështirë të parashikohet se çka mund të ndodh në takimin e ardhshëm. Kurse, takimi në Ohër është befasi për të, pasi siç thotë ai, shumica e opinionit në të dyja vendet ka besuar se në Bruksel do të nënshkruheshin disa marrëveshje.

“Atmosfera e transmetuar në media si në Serbi, Kosovë por edhe Evropë dominonte në atë se do të kishte marrëveshje, por kjo nuk ka ndodhur. Në fund negociuesit kanë dalë me interpretime të ndryshme. Pra, nuk kanë dal me deklarata se çfarë ka ndodhur në takim, por i kanë interpretuar gjërat secili sipas mënyrës së vet. Kështu që Ohri është përgjigje e strategjisë së në Bruksel nuk ka ndodhur asgjë më 27 shkurt”, ka thënë ai.

Analisti serb Gogiq megjithatë thotë se indikator i mirë është paralajmërimi i shumë diplomatëve të huaj. Sipas tij, nëse ata marrin pjesë do të thotë se ka një marrëveshje afër. E nëse të pranishëm do të jenë vetëm Borell dhe Lajçak, kjo do të jetë tregues se dialogu do të vazhdojë.

Show More

Related Articles

Back to top button