LajmeMaqedoni

Rrugëve të Gostivarit lëvizin pa frena automjete ngarkuese për mallra

Dje (06-mars) nga ora 08:00 deri në ora 12:00 në zonën e SPB-Tetovë është kryer aksion kontrollues ndaj automjeteve ngarkuese për mallra, në të cilën janë zbuluar dhe sanksionuar 8 automjete të tilla me defekte teknike (TE-2 dhe GV-6).

 “Shtatë nga automjetet e kontrolluara kanë qenë me defekte në frena (TE-2 dhe GV-5), dhe 1 (GV) me defekt në pajisjet tjera, ndërsa 2 automjete (TE) nuk janë paraqitur për kontroll teknik. Përveç këtyre, 1 automjet (TE) kishte regjistrim të skaduar, dhe 2 (TE) ishin të mbingarkuara dhe i njëjti numër (TE) kishte mangësi të tjera teknike. Gjithashtu, 4 drejtues mjetesh (TE) janë sanksionuar për parkim të gabuar, 1 (TE) për mosposedim të patentë shoferit, si dhe 4 (GV) lloje të tjera të kundërvajtjeve rrugore”, thuhet në njoftimin e policisë.

SPB-Tetovë apelon drejtuesit e mjeteve ngarkuese, kamionëve, furgonëve dhe të tjerëve që para se të dalin në rrugë të kontrollojnë me kohë korrektësinë teknike, veçanërisht frenat dhe pajisjet drejtuese, por edhe të mos i drejtojnë pa kaluar testin për patentë shoferi ose me regjistrim të skaduar.

Ata këshillohen që t’i kushtojnë vëmendje ngarkesës, domethënë të sigurojnë siç duhet ngarkesën që transportojnë dhe që ajo të jetë në sasitë e përcaktuara.

Show More

Related Articles

Back to top button