Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme policia ka privuar 40 vjeçarin V.P. nga Manastiri. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij të kryer me urdhër gjyqësor është gjetur dhe konfiskuar një sasi e marijuhanës, një karikator për pistoletë me 8 plumba dhe lëndë të tjera…, shkruan Alsat.
Personi në fjalë është ndaluar në stacionin policorë të Manastirit dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritët padi adekuate.