Sot në selinë e Bashkësisë Fetare Islame të RMV, Reisul Ulema i BFI e RMV, H.Hfz. Shaqir ef. Fetai, së bashku me Muftiun e Gostivarit, H. Sabahudin ef. Zendeli, mirëpritën zv. Drejtorin e NP “Pyjet Nacionale”, z. Berat Dehari, i cili në mënyrë solemne dorëzoi elaboratet dhe projektin bazë të kësaj drejtorie, për pronën e Bashkësisë Fetare Islame – Muftinia e BFI Gostivar, në lidhje me aprovimin dhe miratimin për leje të prerjes së drunjve në dy pjesët e maleve në atarin e fshatrave Simnicë dhe Sërmnovë.
Në këtë takim, Reisul Ulema e falënderoi përzemërsisht zv. Drejtorin z. Berat Dehari për këtë mund dhe angazhim të tij dhe ekipit të tij, duke shprehur njëkohësisht edhe mirënjohje të veçantë për punën e madhe.
Nga ana e tij, zv. Drejtori e njoftoi Reisul Ulemanë në detaje për këtë projekt dhe përgatitjen e dokumentacionit në fjalë. Bëhet fjalë për 10 hektarë mal në fshatin Sërmnovë dhe 24 hektarë mal në fshatin Simnicë. Reisul Ulemanë e shoqëronin Muftiu i Muftinisë së BFI – Gostivar, H. Sabahudin ef. Zendeli, Sekretari i Përgjithshëm i BFI, H. Irsal ef. Jakupi dhe referentët e Muftinisë së Gostivarit, Prof. Sherif ef. Deari dhe H. Mallzim ef. Zendeli.