LajmeRajon

Sot mblidhet këshilli i ministrave të BE-së, hapi i radhës drejt liberalizimit të vizave

Sot do të mblidhet Këshilli i Ministrave të BE-së, ku në rend të ditës është edhe aprovimi i liberalizimit të vizave për Kosovën.

Kjo u bë e ditur dje nga Drejtori i Institutit të Kosovës për Politikat Evropiane, Demush Shasha.

“Lajm i shkëlqyer që nesër Këshilli i Ministrave të BE-së do të aprovon liberalizimin e vizave për Kosovën, nën ‘piken A’ që nënkupton se konsensusi brenda të gjitha vendeve anëtare është arritur edhe në nivelin politik”, ka shkruar Shasha./21Media

Show More

Related Articles

Back to top button