LajmeRajon

Bastisen shtëpitë e ish-ushtarëve të UÇPMB-së nga xhandarmëria serbe

12 shtëpi të ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc, janë bastisur nga ana e xhandarmërisë serbe.

Bastisjet janë kryer me urdhër të Gjykatës së Vranjës.

Kjo u konfirmua po ashtu edhe nga njëri prej ish-ushtarëve të UÇPMB-së, Nadir Sefedini.

Bastisje, Gjykata e Vranjës, UÇPMB

“Po, janë thyer 12 objekte në Bujanovc dhe Zarbicë. Ngjarja ka ndodhur të hënën më 6 mars”, tha Sefedini për Klankosova.tv

Sefedini deklaroi se ai dhe familja e tij janë traumatizuar.

“Familjen e kam për momentin në Gjilan. Fëmijët nuk po guxojnë të shkojnë në Bujanovc”, jemi të traumatizuar”, tha ai.

Ai theksoi se bastisjes janë kryer nën preteksin e kërkimit të armëve.

Lidhur me rastin ka reaguar edhe nënkryetari komunës së Bujanovcit, Shqiprim Musliu.

Ai i ka dërguar edhe një letër gjatë së mërkurës, kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Show More

Related Articles

Back to top button