LajmeRajon

Lajçak takon Kurtin

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimit, me presidenten Vjosa Osmani, është drejtuar në ndërtesën e Qeverisë. Aty, Lajçak do ta takojë kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Lajçak po qëndron sot në Kosovë, para takimi të 18 marsit që do të mbahet në Ohër mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në takimin që pritet të fillojë nga ora 16:00, pritet të diskutohet për Udhërrëfyesin për zbatimin e Planit evropian.

Kjo është vizita e parë e tij në Kosovë e Serbi, që nga takimi i 27 shkurt në mes të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, që u mbajt në Bruksel.

Show More

Related Articles

Back to top button