LajmeMaqedoni

MASH ofroi ndihmë për studentët nga zonat e prekura nga tërmetet në Turqi që studiojnë në vend

Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Qeveria do t’i ndihmojnë studentët nga zonat e prekura nga tërmeti në Turqi, të cilët studiojnë në universitetet e vendit tonë, me qëllim që më lehtë ta tejkalojnë periudhën e vështirë në të cilën ndodhen për shkak humbjes së madhe njerëzore dhe materiale në vendlindjet e tyre.

“Tashmë u kemi ofruar akomodim dhe ushqim të përkohshëm pa pagesë në konviktet shtetërore të studentëve, si dhe ndihmë juridike të cilën ata njëkohësisht vetë e kanë kërkuar”, deklaroi ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri gjatë vizitës në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik, ku për momentin studiojnë 100 shtetas të Republikës së Turqisë.

Siç kumtoi MASH, ministri me vetëiniciativë e ka vizituar këtë universitet për t’u takuar me studentët që vijnë nga raonet e goditura në Turqi.

“Shumë nga këta studentë kanë humbur anëtarët e familjes së tyre, kanë humbur shtëpitë e tyre dhe disa kanë humbur pothuajse gjithçka dhe tani kanë nevoj më shumë se kur për mbështetje. Erdha të bisedoj me ta, t’i dëgjoj nevojat e tyre dhe sigurisht t’i njoftoj se çfarë mund të ofrojmë ne si ministri, për të zbutur situatën në të cilën ndodhen ata”, tha Shaqiri.

Sipas informacioneve që ministri ka marrë nga studentët, ata shpeshherë kanë nevojë për financime shtesë për t’i ulur shpenzimet ditore, të cilat, siç tha, sepse përkrahja gjegjësisht mbështetja e tyre nga vendlindja për momentin ju mungon. Në atë drejtim, menjëherë ju është siguruar akomodimi dhe ushqimi papagesë në konviktet shtetërore të studentëve.

Shaqiri theksoi se studentëve iu është ofruar edhe mbështetje juridike, në përputhje me kapacitetet e ministrisë, në mënyrë që të gjithë të kontaktojnë me ne në disa mënyra, madje mund t’i drejtohet MASH-it dhe të vijë në hapsirat e shërbimit juridik dhe të konsultohet se cili është fokusi i tyre.

“MASH do të parashtrojë dhe iniciativë në Qeveri për të siguruar mbështetje financiare të njëhershme për secilin studentë nga zonat e prekura, por në mënyrë plotësuese do të duhet të informojmë studentët dhe opinionin për vendimin, sepse për këto implikime fiskale, konsulltohen më shumë palë dhe institucione”, the ministri.

Me Turqinë dhe popullin turk, theksoi ministri, mbetemi miq dhe do të vazhdojmë të ndihmojmë njëri tjetrin çdoherë që të jetë nevoja, në kohë të mira dhe në rrethana të jashtëzakonshme siç është kjo tani, sepse vetëm kështu do të lehtësojmë dhimbje dhe do t’ju ndihmë atyre më të prekurve, qe të dalin më të fortë nga e gjithë kjo situatë.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës kumtoi se në vend janë rreth 200 studentë turq në Shkup dhe Shtip, të cilët vijnë nga zonat e prekura dhe një pjesë e tyre tashmë kanë kërkuar ndihmë të caktuara nga fakultetet ku studiojnë.

Show More

Related Articles

Back to top button