Me datë 09.03.2023 rreth orës 21:45 në fshatin Negotinë të Gostivarit, zyrtarë policorë të SPB Tetovë – Departamenti për Punë të Brendshme Gostivar, kanë privuar nga liria 27-vjeçarin F.H. dhe një të mitur nga ky fshat.
“Ata dyshohet se kanë kryer një vjedhje të rëndë më 08.03.2023 në një magazinë të një zyre dentare në fshat, në pronësi të I.H.(62).
Tek F.H. janë gjetur dhe konfiskuar disa nga sendet me origjinë nga vjedhja”.
“Të dy janë ndaluar në Stacionin Policor të Gostivarit dhe pas zbardhjes së plotë të rastit do të vijojnë raportet përkatëse”, thonë nga MPB Maqedoni.