LajmeRajon

24 vjet nga masakra në tregun e Mitrovicës

Sot në Mitrovicë përkujtohet masakra që ndodhi 24 vjet më parë në tregun e këtij qyteti.

Nga ky sulm i forcave paramilitare serbe mbetën të vrarë gjashtë persona, në mesin e tyre fëmijë e gra, raporton Zeri.info.

Numri i të plagosurve ishte 128, të cilët morën trajtim mjekësor në spitalin që gjendej në pjesën veriore të Mitrovicës.

Por ende tre persona rezultojnë të pagjetur, edhe pse ishin dërguar të plagosur në këtë spital.

Përfaqësues të institucioneve komunale dhe asociacioneve të tjera në Mitrovicë, familjarë të viktimave e martirëve, si dhe qytetarë tjerë, çdo vit mblidhen në vendin e ngjarjes në nderim të viktimave të masakrës së tregut në Mitrovicë, që ndodhi 24 vjet më parë. /Zëri

Show More

Related Articles

Back to top button