Ministria për Punë të Brendshme(MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në ora 18:05 në Shkup, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Qendër, kanë arrestuar 49 vjeçarin F.R. nga Republika e Kosovës, i cili dyshohet se ka kryer një vjedhje.
“Ai dyshohet se ka kryer një vjedhje rreth orës 17:30 në një qendër tregtare, gjatë së cilës i ka marrë një send personal nga xhepi B.B.(25) nga Republika e Turqisë, me banim në Shkup. Sendi i vjedhur është gjetur dhe i është kthyer pronarit, ndërsa personi është ndaluar në stacionin policor”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Sipas MPB-së pas dokumentimit të plotë të rastit, në koordinim me prokurorin publik ndaj tij do të ngritët kallëzim përkatës.