Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje është parandaluar kontrabandimi i rreth 257 pakove me rreth 90.000 kokrra vezë.
Sipas Policisë, këto ishin gjetur në një kamion me targa serbe dhe të dyshuarit A.S. dhe J. A., shtetas serbë, nuk posedonin dokumentet përkatëse për mallin, raporton Zeri.info.
“Lidhur me rastin automjeti është dërguar në terminalin doganor në Mitrovicë Jug, ndërsa pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”. /Zëri