Një 63 vjeçar nga fshati Çegran, sot rreth orës 10:30 minuta, duke ecur në rrugën e “Ilindenit” në Gostivar, ka rënë në trotuar dhe fatkeqësisht ka ndërruar jetë. Në tortuar ende ishin të freskëta njollat e gjakut, por nuk dihet akoma shkaku i vdekjes.
Policia kishte dalur në vendngjarje dhe kishte nisur hetimin, ndërsa trupi i pajetë i 63 vjeçarit ishte marrë me autoambulancë. Ai do të dërgohet për autopsi prej ku pritet të konstatohen shkaqet që kanë çuar deri në vdekjen e tij.