Paris Sen Zhermeni iu dha një goditje e rëndë të mërkurën e javës së kaluar, kur u eliminua nga Liga e Kampionëve nga Bajern Munihu.
Sipas “La Razon”, në Paris ata kanë filluar të ngopen me lëndimet e Nejmarit dhe paraqitjet e fundit të Messit. Ata besojnë se largimet e mundshme të dy yjeve të PSZH-së mund të jenë zgjidhja më e mirë për klubin, i cili po përgatit ndryshime të mëdha në verë. Mediat franceze kanë raportuar se PSZH dëshiron të marrë Erling Haalandin, në përpjekjen e tyre për të krijuar një partneritet të frikshëm sulmues me Mbapen
PSZH-ja do të ishte e interesuar të aktivizonte klauzolën e norvegjezit, e cila vlerësohet në 200 milionë euro dhe ata mund ta kompensojnë duke larguar Nejmarin dhe Mesin. Kështu e bëri të ditur edhe Daniel Riolo në Radio Monte Carlo (RMC). Ndërkohë, “L’Equipe” ka raportuar se drejtori sportiv Luis Kampos ka vendosur në radarin e tij mesfushorin e Man. Sitit, Bernardo Silva, sulmuesin e Napolit, Viktor Osimhen dhe sulmuesin e Benfikas, Gonzalo Ramos.
Nëse Haaland transferohet në Paris, Mesi ose Nejmar në mënyrë të pashmangshme do të duhet të largohen pasi PSZH-së do t’i duhet të ketë kujdes me “Fair Play-in Financiar”. Sipas “Le Parisien”, paga e ekipit është afër 700 milionë euro dhe është më e larta në Evropë.