LajmeMaqedoni

Nuredini, Sali, Çupi dhe Dimitrovski kanë kërkuar apanazh

Ish-ministrat e Shëndetësisë dhe Diasporës Bekim Sali dhe Xhemail Çupi nga Alternativa, si dhe ish-ministri i Ambientit Naser Nuredini nga BDI dhe zëvendësministri i Vetëqeverisjes Lokale Zoran Dimitrovski nga Lidhja Demokratike do të marrin pagë edhe një vit nëse Komisioni Parlamentar për Zgjedhjet dhe Emërimet miratoi apanazhin.

PRESSonline.mk, jozyrtarisht mëson se katër ish-funksionarët kanë paraqitur tashmë kërkesa për apanazh në komisionin parlamentar. Karakteristike është se ata do të jenë zyrtarët e fundit që dhanë dorëheqjen apo u shkarkuan dhe do të marrin apanazh, pasi Gjykata Kushtetuese së fundi anuloi vendimin për lejimin e apanazhit të zyrtarëve të cilëve u mbaroi mandati para kohe.

Gjatë riformatimit të fundit të Qeverisë, dorëheqje kanë dhënë dy ministrat Naser Nuredini nga ministria e Ambientit dhe ish-ministri i Drejtësisë Nikolla Tupançevski, si dhe zëvendësministrat e Shëndetësisë dhe Drejtësisë Aleksandar Rendevski dhe Agim Nuhiu. Nuhiu tani është zëvendësministër në dikasterin e arsimit.

Janë shkarkuar tre ministrat për shëndetësi, shoqëri informative dhe administratë dhe për diasporë, Bekim Sali, Admirim Aliti dhe Xhemail Çupi, ndërsa Kuvendi ka shkarkuar tre zëvendësministrat Bashkim Hasani, Abdulshyqir Abedini dhe Lulzim Aliu.

Show More

Related Articles

Back to top button