LajmeRajon

Pak para zgjedhjeve të brendshme, dorëheqje të bujshme në LDK-në e udhëhequr nga Abdixhiku

Nënkryetarja e LDK-së, Shqipe Mjekiqi, dhe zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, po raportohet se kanë dhënë dorëheqjen nga pozitat përkatëse.

“Gazeta Blic” ka provuar të komunikojë me zonjën Mjekiqi dhe Halimi për t’i pyetur më gjerësisht në lidhje me arsyet e dorëhqeqjes, të njëjtat nuk kanë qenë të qasshme në thirrjet e redaksisë.

Dorëheqja e Mjekiqit dhe Halimit nga pozita e nënkryetares dhe zeëdhëneses politike, vjen në kohën kur në këtë subjekt politik pritet të mbahen zgjedhjet e brendshme.

Shqipe Mjekiqi u zgjodh në pozicionin e nënkryetares së LDK-së me 20 mars të vitit 2021.

Sapo ishte emëruar në këtë pozitë, Mjekiqi kishte thënë se koha në të cilën ajo i ishte bashkuar LDK-së “nuk është më e mira”.

“Dje, me propozimin e Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dr. Lumir Abdixhiku, dhe me mbështetjen e Këshillit të Përgjithshëm jam zgjedhur Nënkryetare e partisë. Koha në të cilën unë po i bashkohem LDK-së nuk është më e mira për të. Në zgjedhjet e fundit LDK morri përqindjen me të ulët të votave që nga themelimi i saj para 30 vjetësh. E kuptoj që shumë prej jush ndjeheni të zemëruar me këtë rezultat”, kishte shkruar Mjekiqi në Facebook.

Ndërsa Sibel Halimi është emëruar zëdhënëse politike e partisë, në prill të vitit 2021.

Halimi në zgjedhjet e fundit vendore ka qenë edhe kandidate e LDK-së për kryetare të Ferizajt.

Ajo gjithashtu është edhe anëtare e Kryesisë së LDK-së.

Show More

Related Articles

Back to top button