LajmeMaqedoni

Gjykata Penale liron nga akuza Dragan Daravellski: I është vjetërsuar lënda, i shfuqizohet dënimi

Këshilli Gjyqësor në kuadër Gjykatës Penale ka marrë vendim me të cilën e ndërpret ndjekjen penale kundër ish-drejtorit të Dogonave, Dragan Daravellski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas gjykatave, atij nuk do të mund t’i gjykohet nga e para sepse ka vjetërsim të plotë të rastit për keqpërdorim të detyrës dhe autoritetit zyrtarë. Aktgjykimi prej shtatë vjetëve burg u shfuqizua.

Para një muaji, Daravellski ka dal prej burgut të “Idrizovës” i cili ishte dërguar atje pasi ishte arrestuar në vendkalimin kufitar. Lirimi nga burgu u bë pas marrjes së vendimit të Gjykatës Penale që procedura të përsëritet, edhe pse ishte e qartë se kjo do të thotë vjetërsim të lëndës.

Ish-drejtori i Doganës, Daravellski 20 vjet i kaloi në arrati jashtë Maqedonisë. Në Serbi mori edhe nënshtetësi serbe. Për shkak se për të ishte lëshuar urdhërarrest ndërkombëtar ai u arrestua në vendkalimin kufitar në Tabanoc./Telegrafi/

Show More

Related Articles

Back to top button