LajmeSport

Zvicra shpall listën, me tre shqiptarë në Serbi

Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Andi Zeqiri do të jenë pjesë e Kombëtares së Zvicrës në duel me Bjellorusinë, i vlefshëm për kualifikimet e Euro 2024, i cili do të luhet në Serbi.

Selektori i “Helvetikëve”, Murat Yakin e ka publikuar sot listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet e marsit, ndërsa në mesin e tyre shihen edhe emrat e tre futbollistëve shqiptarë..

Zvicra do të luajë me Bjellorusinë në Novi Sad të Serbisë më 25 mars, zgjedhje kjo e bërë nga bjellorusët, të cilët nuk kanë të drejt të luajnë në territorin e tyre pasi janë në një linjë me Rusinë në luftën kundër Ukrainës.

Madje, eurodeputetët kanë kërkuar që Bjellorusia të përjashtohet krejt nga garat e UEFA-s dhe të FIFA-s.

Shaqiri e Xhaka janë mjaft të urryer nga serbët, të cilët i mposhtën në dy Botërorët e fundit, në Rusi dhe në Katar.

Krahas Bjellorusisë, Zvicra, e cila bën pjesë në një grup me Kosovën, do të luajë edhe me Izraelin në Gjenevë më 28 mars.

Show More

Related Articles

Back to top button