LajmeMaqedoni

Shoferë të dehur e pa leje për vozitje dhe me automjete me probleme teknike qarkullojnë në Pollog

Sektori i Punëve të Brendshme-Tetovë vazhdon me aktivitete të intensifikuara kontrolluese të komunikacionit për rregull dhe siguri më të madhe në rrugë në rajonin Tetovë-Gostivar. Në aksionin e djeshëm (15-mars) nga ora 14:00 deri në orën 20:00, janë zbuluar dhe sanksionuar ligjërisht gjithsej 11 automjete me defekte teknike (TE-6 dhe GV-5).

 “Dhjetë prej tyre kishin parregullsi në frena (TE-6 dhe GV-4), dhe 1 (GV) kishte parregullsi në pajisje dhe sisteme të tjera. Krahas këyre, 4 persona (shofer) që drejtonin automjete pa kaluar provimin për patentë shoferi, 1 shofer fillestar (TE) që nuk respektonte kufizimet e përcaktuara me ligj për këtë kategori përdoruesish, 6 drejtues mjetesh (TE-5 dhe GV-1) me ndalesë të vlefshme për drejtim të mjetit, 3 shoferë (TE) që nuk kanë pasur patentë shofer me vete dhe 1 (TE) i cili ka drejtuar mjetin nën ndikimin e alkoolit”, thuhet në njoftimin e policisë.

 Gjatë kontrollit janë konstatuar dhe sanksionuar edhe 8 (GV) lloje të tjera të kundërvajtjeve rrugore.

SPB-Tetovë edhe një herë i rikujton shoferët që të kontrollojnë me kohë korrektësinë teknike të automjeteve të tyre, veçanërisht nëse planifikojnë të udhëtojnë në relacione më të gjata dhe të mos ulen në timon nëse kanë patentë shofer të vlefshëm dhe nën ndikimin e alkoolit.

Show More

Related Articles

Back to top button