LajmeRajon

Kryetari i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, nënshkroi Dekretin për shpërndarjen e Kuvendit në bazë të autoritetit që i jep Kushtetuta

Kryetari i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, nënshkroi Dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të Malit të Zi në bazë të autoritetit që i jep Kushtetuta. Gjukanoviq, siç theksohet nga Shërbimi Informativ i Presidentit të Malit të Zi, dekretin e ka nxjerrë në bazë të nenit 92, pika 3 e Kushtetutës së Malit të Zi. Ai paraprakisht ka theksuar se është këshilluar prej ekipit ligjor se ekzistojnë kushtet ligjore për të shpërndarë parlamentin dhe për të shpallur zgjedhje, nëse deri sot nuk zgjidhet qeveria e re, raporton rtcg.  Qeveria aktuale malazeze u shkarkua shtatë muaj më parë, pasi dështuan disa përpjekje për të zgjedhur një përbërje të re. Pas shpërndarjes së Kuvendit, zgjedhjet mund të mbahen më së shpejti për 60 ditë dhe më së voni për 100 ditë, që do të thotë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare mund të mbahen në fund të majit ose në fillim të qershorit.

Show More

Related Articles

Back to top button