LajmeMaqedoni

Josep Borrell dhe Oliver Varhelyi sot në Shkup për vizitë zyrtare

Përfaqësuesi i lartë i BE-së Josep Borrel dhe eurokomesari për zgjerim, Oliver Varhej, sot po qëndrojnë në Shkup për vizitë zyrtare. Vizita e tyre është në vigjilje të mbledhjes së 16-të së sotme të Këshillit për Stabilizim dhe Asocim RMV – BE, e cila do të mbahet në Qeveri, ndërsa me të do të kryesojë kryeministri, Dimitar Kovaçevski.

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, mbrëmë paralajmëroi se në seancën e Këshillit për Stabilizim dhe Asocim do bisedojnë për statusin e reformave, përparimin në eurointegrime dhe për raportet bilaterale në kuadër të Marrëveshjes për Stailizim dhe Asocim.

Mbështetjen politike që e marrin vendet e Ballkanit Perëndimor, shtoi Mariçiq, duhet ta shfrytëzojnë dhe garantojnë stabilitet, paqe dhe perspektivë evropiane në rajon.

Ndërkaq, në kuadër të qëndrimit të tij në vend, Borrel më 18 mars ai do të organizojë takimin midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të dialogut që e lehtëson blloku evropian.

Dje, gjatë konferencës për media në Tiranë, tha se pret që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të vijnë në Ohër më 18 mars, për t’u pajtuar rreth zbatimit të planit të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

“Rreth dialogut Prishtinë-Beograd, me datën 27 shkurt, patëm takim të nivelit të lartë në Bruksel. Të dy, Kurti dhe Vuçiq, ranë dakord që nuk do të ketë diskutime të mëtutjeshme për propozimin e BE-së që do të thotë se teksti i kësaj marrëveshje është e mbyllur”, tha Borrel.

Show More

Related Articles

Back to top button