LajmeRajon

Escobar pas takimit me Osmanin: Si mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës presim rezultat pozitiv në Ohër 

Emisari i SHBA-së, Gabriel Escobar ka thënë se pret rezultat pozitiv nga takimi i 18 marsit në Ohër.

Këto deklarata ai i bëri pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin ku tha se plani evropian jep një mundësi të madhe për paqe për Kosovën dhe Serbinë.

“Gjithmonë kemi kënaqësinë të jemi këtu në Prishtinë. Pres takime shumë produktive në Ohër bashkë me presidentin e Serbisë dhe kryeministrin e Kosovës. Ne kemi për qëllim që të mbështesim plotësisht çdo rezultat për të sjellë paqen më afër rajonit dhe integrimin e Kosovës dhe Serbisë që të bëhen anëtare të plota të komitetit euroatlantik dhe me mendojmë se ky propozim evropian i lehtësuar përmes dialogut me ndërmjetësim të BE-së mundëson një mundësi të jashtëzakonshme për paqe dhe të qëndrueshme në mes të dy vendeve të rajonit dhe si mbështetësi më i madh i Kosovës në botë ne kemi për qëllim që kjo të funksionojë jo vetëm për Kosovën por edhe për rajonin”, ka thënë Escobar.

Escobar ka thënë se pret rezultat pozitiv në Ohër dhe se është optimist për një zgjidhje paqësore mes Kosovës dhe Serbisë.

“Prandaj mirëpres rezultat “Mirëpres takime produktive në Ohër. Ne kemi për qëllim të mbështesim plotësisht çdo rezultat që sjell paqen më afër rajonit dhe intensifikon mundësit për Kosovën dhe Serbinë për tu bërë pjesë e komunitetit euro-atlantik. Jam shumë optimist për një zgjidhje një paqësore. Dhe shpresoj se pas të shtunës do të kemi lajme të mira”, ka thënë ai./Gazeta Infokus/

Show More

Related Articles

Back to top button