Zyrtarët policorë nga SPB-Tetovë mbrëmë (16 mars) rreth orës 23:30, në rrugën “Vëllezërit Milladinovi” në Tetovë, kanë privuar nga liria M.I.(22), L.F.(18) nga Çegrani, një 16 vjeçar nga Çajla dhe 19-vjeçari N.J. nga Gostivari, pasi u është gjetur dhe konfiskuar marihuanë.
Të katërt janë ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të përgatiten parashtresa përkatëse.