LajmeRajon

Albin Kurtit do t’i hetohet pasuria

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është një ndër personat publik që do t’i hetohet pasuria nga Agjencia Kundër Korrupsionit në Kosovë (AKK).

Kjo pasi që kjo agjenci ka bërë hedhjen e shortit për përzgjedhjen e 20% të zyrtarëve që janë subjekt i deklarimit vjetor të pasurisë.

Dje ( 14 qershor), ky institucion ka publikuar deklarimin e pasurive që kanë bërë zyrtarët publik.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se ka 401.65 euro para të kursyera në emrin e tij në bankë, ndërsa bashkëshortja e tij ka deklaruar para të gatshme në vlerë prej 23.000 euro.

Detyrime financiare Kurti e ka deklaruar qiranë e shtëpisë prej 250 euro ku banon me familjen e tij në Prishtinë, ndërsa gruaja e tij ka 290 mijë euro kredi në Oslo, të marra për 25 vjet.

Show More

Related Articles

Back to top button