LajmeRajon

Stoltenberg fton Kurtin dhe Vuçiqin të bëjnë përparim në dialog

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian (BE) në Ohër janë të rëndësishme.

Stoltenberg ka ftuar kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq për t’u angazhuar në mënyrë konstruktive dhe për të bërë përparim.

“Ky është çelësi për stabilitetin e qëndrueshëm dhe të ardhmen evropiane dhe euroatlantike të rajonit”, ka shkruar Stoltenberg.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka theksuar se KFOR-i vazhdon të punojë për një Kosovë stabile dhe paqësore.

Show More

Related Articles

Back to top button