GostivarLajme

Salla sportive e SHMEK – Gostivar ka nevojë urgjente për rikonstruim

Nxënësit e shkollës së mesme të SHMEK Gostivar kanë dërguan mesazh të qartë për të gjitha palët, përfshirë administratën lokale, Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, si dhe shërbimit profesional të SHMEK Gostivar, se duhet zgjidhje urgjente për rikonstruimin e sallës sportive të kësaj shkolle ku nxënësit zhvillojnë aktivitetet sportive.

Në punëtorinë e organizuar nga Shoqata për Integrim të Romëve të Gostivarit të pranishmit, siç njoftohet nga kjo shoqatë, janë dakordua të arrihet një konkluzion për rikonstruimin e sallës sportive të SHMEK Gostivar.

“Nxënësit e SHMEK Gostivarit kanë probleme dhe vështirësi serioze sa i përket aktiviteteve sportive dhe kjo është më se e nevojshme duke pasur parasysh dixhitalizimin në botë”, citohet të ketë thënë një nxënës nga SHMEK Gostivar.

Aslian Snopçe, udhëheqëse e Departamentit të Arsimit në Komunën e Gostivarit, në punëtori, siç bën të ditur Shoqata, ka deklaruar se salla e sportit tashmë është pjesë e programit zhvillimor të komunës së Gostivarit dhe se për të është dërguar një plan rikonstruim në MASH.

Kryetari i Këshillit të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, siç thuhet në njoftimin e Shoqatës për Integrim të Romëve të Gostivarit, ka dhënë përkrahje maksimale për rikonstruimin e sallës sportive të SHMEK në Gostivar.

Drejtori i SHMEK Gostivar, Mihajlo Gjinoski, poashtu thuhet në njoftim se me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës është diskutuar në disa raste dhe se për të njëjtën është ndarë buxhet dhe shpreson salla se do të rikonstruohet deri në fillimin e vitit të ri shkollor.

Në punëtori siç bën të ditur Shoqata, është theksuar se Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës ka ndarë 5.000.000,00 denarë (81.300 euro) për rikonstruksionin e sallës sportive të SHMEK në Gostivar.

Show More

Related Articles

Back to top button