Në dy muaj e gjysëm, gjegjësisht nga fillimi i këtij viti, policia e Gostivarit ka ndaluar 15 persona për tregti me lëndë narkotike, konkretisht për “prodhim dhe shitje të paautorizuar të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, si dhe “mundësim të përdorimit të droga narkotike”.
“Në numrin më të madh të tyre është gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe kokainë dhe vetëm në disa raste heroinë dhe amfetamina. Bëhet fjalë kryesisht për të rinjtë nga mosha 15 deri në 45 vjeç, të cilët i përdornin personalisht këto droga, por ka edhe individë që ua shisnin të tjerëve”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë në periudhën e ardhshme, njofton se do të ndërmarrë kontrolle dhe aktivitete të tjera, në qendër të të cilave do të jenë personat që në mënyra të ndryshme posedojnë, përdorin ose shesin narkotikë dhe do t’i sanksionojë në mënyrë adekuate duke përgatitur parashtresat e parapara me ligj.