Interpelanca qe Grupi Parlamentar i VMRODPMNE-se dhe Koalicionit e parashtroi ndaj meje, permban nje varg te pavertetash dhe paraqet nje tentative te vrazhde te manipulimit, per cka edhe vendosa te pergjigjem ndaj konstatimeve skajshem tendencioze – thuhet në shkresën që Kryetari I Kuvendit, Talat Xhaferi, ia ka dërguar Koordinatorit të Grupit Parlemntar të VMRO-DPMNE-së, Nikola Micevski.
“Pretendimet e bera me interpelance qarte e sugjerojne qellimin e parashtruesve qe pa cfaredo baze ti devalvojne arritjet e mia, kontributin e vecante qe e dhashe ne pese vitet e kaluara ne ngritjen e nivelit te dialogut dhe kultures demokratike ne dhomen ligjvenese, duke ndermarre hapa ndaj perforcimit te pavaresise se Kuvendit dhe te funksionit te tij kontrollues ne raport me pushtetin ekzekutiv – dicka qe ishte pothuajse e paparamenduar ne periudhen kur nje pjese e parashtruesve aktual te interpelances ishin shumice ne Kuvend” – thuhet në letrën e Xhaferit.
“Eshte e vertete e vjeter se para se te akuzosh dike se pari duhet te shihesh ne ”pasqyre”. Te kishte pak autokritikë dhe objektivitet te deputetët e VMRO-DPMNE-së, ato do të përmbaheshin nga sulmet e këtilla të pabazë mbi mua dhe nga krijimi I skenareve të këtillë. Sepse faktet flasin se edhe Kodi Etik edhe ndryshimet Ligjore me të cilat u mundësua pavarësia e administratës parlamentare janë nxjerrë gjatë mandatit tim, se raporti më I ri I ESHR-së për punën e Kuvendit është I pastër si loti dhe se shkeljet e Kushtetutës dhe Rregullores ishin praktikë në ca kohëra të kaluara” – I shkruan Kryeparlamentari Xhaferi, koordinatorit të GP të VMRO-DPMNE-së, Nikola Micevskit. /KlanMacedonia/