GostivarLajme

Komuna e Gostivarit do ta shqyrtojë mundësinë e përdorimit të teknologjisë inovative të përpunimit të mbetjeve

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari sot priti në takim Jozhef Noze, përfaqësuesin e kompanisë GH holding nga Ljubljana e Sllovenisë, e cila merret me teknologjinë inovative të përpunimit të mbetjeve.

Në takim u prezentuan tre teknologji inovative ekologjike: përpunimi i ujrave fekale, përpunimi i plehrave dhe konvertimi i tyre në energji.Përmes teknologjive inovative, mbrohet mjedisi jetësor dhe shëndeti i njerëzve, ulet kostoja e menaxhimit me mbetjet, si dhe prodhohet energji në formë të ujit të ngrohtë, avullit ose rrymës.

Komuna e Gostivarit do ta shqyrtojë mundësinë që këto teknologji inovative t’i zbatojë edhe në Gostivar.

Show More

Related Articles

Back to top button