LajmeRajon

Më 20 qershor, mbledhja e përbashkët mes qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë

Më datë 20 qershor pritet të zhvillohet mbledhja e përbashkët mes dy qeverive Kosovë-Shqipëri.

Kjo mbledhje pritet të zhvillohet në Prishtinë.

Në muajin nëntor të vitit të kaluar Shqipëria dhe Kosova nënshkruan 13 marrëveshje të reja në mbledhjen e përbashkët e dy qeverive në qytetin e Elbasanit.

Rama deklaroi se të dyja palët kanë përcaktuar një fond për ngritjen e përbashkët të ekipit të punës në mënyrë që të vihen në zbatim të gjitha marrëveshjet. Kryeministri sqaroi se një pjesë janë zbatuar, ndërsa pjesa tjetër është ende në proces zbatimi.

Ndërkohë Albin Kurti theksoi se bashkëpunimi mes qeverive rrit cilësinë e jetës së qytetarëve edhe është në horizontin e integrimit në Bashkimin Europian.

Show More

Related Articles

Back to top button