LajmeRajon

Deputeti shqiptar futet në ujë dhe shpëton një foshnje në Mal të Zi

Një grua ka humbur jetën të hënën pasi u mbyt në lumin Moraça të Podgoricës. Ndërsa, foshnja e saj është nxjerrë e gjallë nga aty dhe është transferuar në Spitalin e Fëmijëve. Shpëtimin e foshnjës nga lumi, e bëri deputeti shqiptar në Parlamentin e Suedisë, Adnan Dibrani.

Foshnja që u shpëtua sot nga Moraça është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore, por gjithmonë ka rrezik komplikimesh, pasi bëhet fjalë për një fëmijë që nuk ka mbushur as dy muaj, ka thënë për RTCG, mjeku kujdestar nga Reparti Intensiv i Institutit për Sëmundjet e Fëmijëve.

“Fëmija është në rrezik të komplikimeve të aspirimit dhe infeksionit. Ai po monitorohet në reanimacion dhe çdo prognozë është e rëndë, po të kemi parasysh që fëmija është dy muajsh”.

Prezenca e deputetit Adnan Dibrani, rezultoi të vijonte aty, duke qenë pjesë e misionit vëzhgues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, që pasoi ditën e zgjedhjeve në Mal të Zi. Ai në intervistë për gazetën “Pobjeda” ka thënë se nuk besonte se do t’ia dilte.

“Po e kaloja urën dhe shikova drejt ujit kur pashë një grua dhe një fëmijë që notonin në lumë. Disa djem të tjerë erdhën, zbritën në lumë dhe nxorën foshnjën nga uji. Ndërsa të tjerë thirrën një ambulancë. Vrapova drejt tyre dhe pashë që po mbanin në krahë foshnjën, e cila nuk kishte shenja jete. Meqenëse kam një fëmijë të vogël në shtëpi, e dija çfarë të bëja në situatë të tillë”, tha Dibrani.

“E mora foshnjën prej tyre dhe u përpoqa të bëja atë që di, sa më mirë që mundem, e shtrëngova foshnjën, dhe ia nxora ujin nga mushkëritë. Kur e dëgjova të qartën e tij, nxitova te urgjenca dhe ia dorëzova foshnjën”, thotë Dibrani.

Tutje tregoi se foshnja kishte qenë në lumë për disa minuta.

“Vetëm shpresoja që fëmija të fillonte të merrte frymë. Dhe kur dëgjova britmën e tij, më dha energji shtesë për t’ia dalë mbanë që ta shpëtoj”, tha Dibranii. “Do të përqafoj fëmijët e mi, dhe në mendjen time shpresoj që foshnja së shpejti të jetë sërish e shëndetshme me prindërit e tij”, u shpreh ai për gazetën “Pobjeda”.

Show More

Related Articles

Back to top button