LajmeRajon

Tërmeti trondit zonat e Greqisë pranë Shqipërisë. Ndjehet deri në Patra

GREQI- Një tërmet me magnitudë 4.7 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur në orën 02:20 të mëngjesit të së martës (21/3) në Amfilochia.

Epiqendra e tërmetit ishte 9 km në jug të Menidit dhe thellësia fokale u vlerësua në 10 km, sipas Institutit Gjeodinamik, raportojnë mediat greke.

Instituti Euro-Mesdhetar e vlerësoi tërmetin me magnitudë 4.7 Rihter.

Lëkundjet u ndjenë kryesisht në zonat pranë Shqipërisë, si Prevezë, Igumenicë, Janinë dhe Lefkadë, por edhe në Patra.

Nuk raportohet për të lënduar dhe as për dëme materiale.

Show More

Related Articles

Back to top button