GostivarLajme

17 transportues publik në Gostivar kanë rezultuar me probleme teknike

17 transportues publik të Gostivarit ndonëse kanë pasur parregullsi teknike kanë transportuar udhëtarë. Pas aksionit të policisë i realizuar mëngjesin e sotëm, për katër orë janë konstatuar të gjitha këto parregullsi.

Siç njofton policia, 6 prej tyre kanë qenë me defekte, 2 me probleme në pajisjet e frenimit, 4 prej tyre pa kaluar kontrollin teknik dhe 5 kanë qenë pa dokumente të rregullta. Të gjithë parregullistë e konstatuara janë sanksionuar.

 “Sektori për Punë të Brendshme Tetovë apeloi te personat përgjegjës, juridik dhe fizik që të respektojnë rregullat dhe rregulloret ligjore në komunikacion, me kohë të kontrollojnë gjendjen teknike të automjeteve të tyre të transportit publik të udhëtarëve, të rregullojnë dokumentacionin dhe të kontribuojnë në sigurinë e tyre dhe përgjegjësinë për udhëtarët që ato bartin si dhe sigurinë e pjesmarrësve të tjerë në trafik”, thonë nga policia.

Kontrollë i ngjashëm është realizuar edhe në qytetin e Tetovës, ku poashtu janë konstatuar parregullësi të shumta.

Show More

Related Articles

Back to top button